Lidhje

Ligj kundër abortit në fazat e avancuara të shtatëzanisë - 2003-11-05


Presidenti Bush nënshroi sot një ligj për të ndaluar abortet në fazat e avancuara të shtatzanisë. Një gjë e tillë do të ishte një fitore për kundërshtarët e abortit, pas shtatë vjetësh lufte politike.

Sipas projekt-ligjit që miratoi sot Presidenti, ndalohet një formë relativisht e rrallë aborti, ajo në muajt e fundit të shtatzanisë. Ky është kufizimi i parë federal ndaj së drejtës së gruas për të ndërprerë shtatzaninë që pas vendimit historik të Gjykatës së Lartë që e ligjëroi abortin në Amerikë në vitin 1973. Që tani mbrojtësit e së drejtës së abortit po e sfidojnë këtë kufizim, për të cilin thonë se do të kriminalizonte një rreze të gjerë procedurash për abortin. Por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan thotë se Presidenti Bush beson që ndërprerja e shtatzanisë në fazat e fundit të saj është “një procedurë e papruaneshme” .

//rd//

XS
SM
MD
LG