Lidhje

Pas 40 vjetësh, vdekja e Presidentit Kennedy ndez debate - 2003-11-16


Të shtunën, më 22 nëntor është dita e 40 vjetorit të vrasjes së presidentit amerikan, John F. Kennedy. Ajo ditë tronditi botën dhe trashëgimia presidenciale e tij vazhdon të jetë frymëzuese dhe e debatueshme.

Presidenti John Kennedy bëri betimin më 20 janar të vitit 1961 dhe kështu filloi një epokë e re për politikën amerikane. “Le të bëhet e ditur për të gjithë, si për miqtë ashtu edhe për armiqtë, se pishtari i kaloi brezit të ri amerikan”, tha presidenti Kenedy.

Më pak se tri vjet më pas, presidenti Kennedy shkoi në Teksas me shpresën që do t’i bashkonte demokratët në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 1964.

Turmat ishin shumë më dashamirëse se ç’ishte parashikur, ndrëkohë që autokolona e tij kaloi nëpër rrugët e qytetit Dallas.

“Kemi një buletin nga redaksia e lajmeve e rrjetit televiziv CBS, tha spikeri i njohur Walter Kronkite. Në Dallas të Teksasit janë dëgjuar tri të shtëna armësh zjarri në drejtim të autokolonës së Presidentit Kenedy. Sipas njoftimeve të para, presidenti është plagosur rëndë”.

Ky lajm tronditi mbarë vendin dhe botën. Pa vonuar shumë, u konkretizua frika me e keqe që kishte mbërthyer zemrat e njerëzve. “Nga Dallasi i Teksasit, tha spikeri Kronkite, njoftohet mesa duke zyrtarisht se presidenti Kenedi vdiq në orën 1 të pasdites, siaps kohës lokale. Nënpresidenti Lyndon Johnson është larguar nga spitali i Dallasit, por ne nuk e dimë se për ku ai ishte nisur. Mendohet se ai do të bëjë betimin së shpejti si presidenti i 36 i Shteteve të Bashkuara”.

Në mbrëmje, avioni presidencial Air Force One u kthye në Washington dhe presidenti i ri, Lyndon Johnson, iu drejtua kombit për herë të parë. “E di se e gjithë bota bashkohet me dëshpërimin që ndjejnë zonja Kenedi dhe familja e saj Unë, personalisht do të bëj ç’është e mundur për të kryer detyrën dhe për këtë kërkoj ndihmën tuaj dhe të Zotit”, tha presidenti Johnson.

Hetimet për gjetjen e vrasësve të presidentit vazhduan për 10 muaj. Në vitin 1964, komisioni hetimor, i cili u drejtua nga kryetari i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, Earl Warren, arriti prëfundimin se atentatori Lee Harvey Oswald kishte vepëruar vetëm. Por, anketat e opinionit publik të organizuara gjatë viteve, lënë të kuptohet se shumica e amerikanëve është e mendimit se vrasja ishte rezultat i një komploti që ende nuk është zbuluar.

Përtej pyetejve lidhur me vrasjen e presidenti John Kenedy, trashëgimia e tij vazhdon të jetë objekt i ndezur debatesh. Imazhi i Kenedit është damkosur disi nga pohimet se ai ishte kishte marrëdhënie me gra të tjera dhe se kishte mbajtur të fshehta një numër problemsh serioze shëndetësore. Megjithatë, sipas sondazheve, amerikanët vazhdojnë ta rendisin atë lart në listën e presidentëve amerikanë më të admiruar.

Biografi i presidenti Kenedy, Robert Dalleck, thotë se presidenti Kenedi shikohej si njeri shumë premtues, jeta e të cilit u ndërpre para kohe. Amerikanët e admirojnë atë si njeri që premtoi të ardhmen më të mirë për Amerikën dhe për botën.

Dhe së fundi ja një nga thëniet më të famëshme të presidentit Kennedy:

“Bashkëatdhetarët e mi, mos pyesni se çfarë mund të bëjë vendi juaj për ju, por çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj”.

XS
SM
MD
LG