Lidhje

Iraku po përparon drejt pavarsisë - 2003-11-23


Kalimi i pushtetit tek institucionet demokratike në Irak ka kohë që ka filluar. Këshilli qeverisës irakian po funksionon që nga korriku dhe ka emëruar ministrat. Atje ekzistojnë mbi 250 këshilla qeverisës të nivelit vendor. Një irakian udhëheq Bankën Qendrore dhe është themeluar një këshill irakian gjykatësish për të mbikqyrur sistemin juridik. Hapi i ardhshem do të jetë hartimi i kushtetutës. Në mënyrë që qeveria e re irakiane të ketë sukses, ajo duhet të tregojë me fakte se mund t’i plotsojë nevojat bazë të popullit. Me ndihmën e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara jeta e irakianëve po përmirësohet. Prodhimi i naftës tani e tejkalon 2 milion fuçi në ditë dhe sjell të ardhura për të paguar rrogat e irakianëve dhe shpenzime të tjera qeveritare. Prodhimi i rrymës ka arritur nivelin e para luftës. Sistemi irakian i arsimit është ri-themeluar dhe gati 100 mijë studentë irakianë kanë bërë lutje nepër universitetet irakiane. Agjencitë ndërkombëtare të ndihmave po ndihmojnë në restaurimin e pjesës jugore moçalike të Irakut e cila ishte tharë nga regjimi i Saddam Husseinit në përpjekje për të zhdukur kundërshtarët politikë të asaj zone. Në përmirësimin e tokës bujqësore irakiane po ndihmon edhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Nërkombëtar. Presidenti Bush tha se sigurimi i demokracisë në Irak është punë e shumë njerzve. " Forcat amerikane dhe të koalicionit po sakrifikojnë për arritjen e paqes në Irak dhe për sigurimin e vendeve të lira. Punonjësit e ndihmave nga shumë vende po ballafaqohen me rreziqe për të ndihmuar popullin irakian. Fondacioni Kombëtar për Demokraci po nxit të drejtat e grave, po stërvit gazetarët irakianë dhe po aftëson njerëz për pjesëmarrje në politikë. Vetë irakianët, policë, roje kufitare dhe zyrtarë vendorë po japin kontributtin e tyre dhe marrin pjesë në sakrificat për rindërtimin e vendit të tyre.” Për ditë e më tepër Iraku po shkon drejt ditës kur mund të qeverisë veten. //ss//

XS
SM
MD
LG