Lidhje

Sot në Kroaci, u zhvilluan zgjedhjet parlamentare - 2003-11-23


Sot në Kroaci, u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, rezultati paraprak i të cilave pritet të jepet sonte. Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se pjesëmarrja ishte e madhe. 4 orë pas hapjes së qendrave të votimit, 21 përqind e 4 milion zgjedhësve të Kroacisë kishin hedhur votat e tyre.

Social demokratët e qendrës së majtë u përpoqën të kapërcejnë një sfidë të nacionalistëve në zgjedhjet e sotme parlamentare. Anketat e opinionit publik lenë të kuptohet se Bashkimi Demokratik Kroat, ose HDZ, dhe Partia Social Demokrate aktualisht në pushtet, gëzojnë mbështetje të barabartë.

Socia-demokratët e udhëhequr nga kryeministri Ivica Raçan, kanë vënë në zbatim disa reforma të vështira me shpresë për të siguruar anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, por pakënaqësia si pasojë e mungesës së begatisë ekonomike në vend ka bërë që të shtohet popullariteti për Bashkimin Demokratik Kroat.

Asnjëra parti nuk pritet të fitojë shumicën dërmuese në parlamentin prej 140 vendesh. Rezultati i zgjedhjeve nuk pritet deri nesër ose të martën.

//ze//

XS
SM
MD
LG