Lidhje

Hummer dhe ambjenti - 2003-11-28


Ju ndoshta i keni parë makinat e tipit Hummer. Ato janë të mëdha, kanë formë kubike dhe të shtrenjta.

Megjithëse njerëzit i duan këto makina si simbol të statusit që kanë, ato djegin shumë benzine gjë që dëmton jo vetëm xhepin por edhe mjedisin. Të paktën kështu duket në pamje të jashtme. Por makinat gjigande Hummer punojnë tani edhe me hidrogjen.

Në pjesën e pasme ajo ka serbatorë që përdorin burime të tjera energjie, si hidrogjeni, gazi natyror i komprimuar, vaji vegjetal dhe bio karburantet. Me këta serbatorë, makina mund të përshkojë rreth 3600 kilometra pa qenë nevoja të furnizohet. Me anë të një dorezë, mund të kalosh lehtë nga njeri burim energjie tek tjetri. Madje mund të përdoresh edhe nafte.

Projektuesit e ketij Hummeri thonë se vaji vegjetal është burimi me interesant i energjisë sepse kur digjet ai nuk lëshon tymra me erë të keqe si benzina. Përkundrazi, aroma e tyre të kujton tymin e kuzhinës kur gatuan. Hummeri me hidrogjen bën me pak zhurmë se sa makinat e zakonshme dhe ka karakteristika të ngjashme me tipet e tjerë të Hummerit si goma që fryhen vete dhe aftësi për të ecur në terren të thyer. Inxhinjerët shpresojnë se në të ardhmen e afërt do të mund të konvertojnë edhe Hummera të tjerë për ti bërë ata të punojnë me hidrogjen.

//rd//

XS
SM
MD
LG