Lidhje

Al Gore mbështet kandidatin presidencial Howard Dean - 2003-12-09


Ish-nënpresidenti amerikan, Al Gore, shprehu mbështetjen e tij për kandidatin presidencial, Howard Dean - konkurrentin demokrat që është në krye të garës për t’u emëruar si kandidati i Partisë Demokrate në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004.

Gjatë një ceremonie sot në New York, zoti Gore tha se Howard Dean është kandidati i vetëm demokrat që ka arritur të frymëzojë njerëzit nga shtresat e gjera të popullsisë.

Analistët thonë se kjo mbështetje do t’i japë një shtytje të madhe përpjekjeve të zotit Dean për t’u bërë kandidati i Partisë Demokratike për president.

Anketat tregojnë se zoti Dean është në krye të kandidatëve demokratë për president. Zoti Gore fitoi shumicën e votave në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000. Por ai humbi ndaj kandidatit republikan, George Bush, në bazë të sistemit elektoral amerikan në një gare të ndezur, fati i së cilës u vendos nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara.

//rd//

XS
SM
MD
LG