Lidhje

Presidenti Bush hedh poshtë kritikat për kontratat mbi rindërtimin e Irakut - 2003-12-10


Presidenti Bush po i hedh poshtë kritikat ndaj vendimit të tij për të mos i lejuar vendet që e kundërshtuan luftën në Irak të konkurojnë, për kontratat që do të financohen me fondet amerikane për rindërtimin e Irakut.

Presidenti Bush thotë se këto kontrata duhet të rezervohen për vendet, të cilat ndihmuan për të çliruar Irakun. “Lufta u bë me paratë e taksapaguesve, pikërisht për këtë po flasim ne tani; populli amerikan, taksapaguesit, ta kuptojnë përse ka kuptim që vendeve, ushtarët e të cilëve vunë jetën në rrezik, t’i jepen kontrata për rindërtimin e Irakut. Kjo është tepër e thjeshtë”, tha presidenti Bush.

Presidenti Bush foli për mosmarrëveshjet lidhur me kontratat në konferencën e shtypit që mbajti pas përfundimit të takimit të kabinetit të tij. Ai tha se dëshiron që në rindërtimin e Irakut të angazhohen edhe vende të tjera, edhe ato vende, të cilat e kundërshtuan luftën.

Presidenti Bush duket se me këto fjalë dërgon dy mesazhe: nga një anë ai po e siguron popullin amerikan që paratë e tyre nga taksat t’u shkojnë vetëm aleatëve të tyre në luftë, dhe nga ana tjetër, të dërgojë jashtë vendit, sinjalin se rrethanat mund të ndryshojnë. “Në se këto vende duan të marrin pjesë për ta ndihmuar botën të bëhet një vend më i sigurtë, duke e ndihmuar Irakun të bëhet një vend i lirë, që jeton në paqe, një mënyrë për të kontriubuar për këtë, është ristrukturimi i borxhit të Irakut”, tha presidenti.

Presidenti Bush tha se riskturkutrimi i borxhit do të ishte një kontribut i rëndësishëm, për të cilin Shtetet e Bashkuara duhet të jenë mirënjohës, megjithëse ai vazhdoi të thotë, se ka ndryshime midis vendeve, të cilat kanë dërguar trupa në Irak dhe atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Presidenti Bush i bëri këto komente, ndërsa i dërguari i posaçëm i presidentit, ish-Sekretari amerikan i Shtetit James Baker, përgatitet të shkojë në Evropë, për të diskutuar lidhur me çështjen e borxheve.

Të mërkurën, presidenti Bush diskutoi me telefon me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Rusisë lidhur me misonin e zotit Baker. Të tre këto vende nuk pranuan të merrnin pjesë në radhët e koalicionit në Irak. Ai i nxiti udhëheqësit e këtyre vendeve ta mirëpresin vizitën e James Bakerit dhe tha se do të vazhdojë të flaës me ta lidhur me mosmarrëveshjet për kontratat për rindëritmin e Irakut.

Përveç këtyre vendeve, zoti Baker do të vizitojë edhe dy vende të tjera, aleate të Shteteve të Bashkuara gjatë luftës, Britaninë dhe Italinë.//kk//

XS
SM
MD
LG