Lidhje

Uesli Klark: Milloshevic kishte dijeni për masakrën e Srebrenicës - 2003-12-18


Ish-Komandanti i NATO-s, Wesley Clark dëshmoi në Gjykatën e Hagës se Sllobodan Millosheviçi e dinte që gjenerali serb i Bosnjes, Ratko Mladic po planifikonte një masakër në Srebrenicë në vitin 1995 dhe e kishte paralajmëruar atë të mos e bënte një gjë të tillë.

Gjenerali Clark tha se e kishte pyetur zotin Millosheviç pas vrasjeve të vitit 1995, se si kishte mundësi që ai e kishte lejuar masakrën. Sipas dëshmisë së Gjeneralit Clark, ish-presidenti jugosllav i kishte thënë se i kishte kërkuar gjeneralit serb to Bosnjës, të mos e bënte këtë, por gjenerali Mlladiç nuk e kishte dëgjuar.

Pas dëshmisë, zoti Millosheviç i cili mbron veten në gjyq, i quajti ”një gënjeshtër të paturp” fjalët e gjeneralit Clark. Zoti Clark, i cili është një prej kandidatëve demokratë për president, dëshmoi në gjykatën e Hagës të hënën dhe të martën. Por përmbajtja e seancave u bë publike sot për t’u dhënë mundësi zyrtarëve amerikanë që të shqyrtonin tekstin e dëshmisë para publikimit të saj.

//rd//

XS
SM
MD
LG