Lidhje

Nesër fillon gjykimi i grupit prej 36 vetësh të akuzuar për vrasjen e kryeministrit të Serbisë Gjingji - 2003-12-21


Nesër në Gjykatën speciale për luftën kundër kriminalitetit të ngritur në Beograd, fillon gjykimi i grupit prej 36 vetësh të akuzuar për vrasjen e kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiç më 12 mars të këtij viti, por edhe për shumë vepra tjera kriminale të kryera në Serbi gjatë viteve të shkuara.

Ndërkaq, në fshatin Rahovicë afër Preshevës u formua sot një parti e re shqiptare me emrin "Bashkimi Demokratik për Luginën", dhe drejtues i saj është zgjedhur Skënder Destani, kryetar i deritashem i Kuvendit komunal të Preshevës.

Në tubimin e organizuar me rastin e formimit të saj, u tha se kjo forcë e re politike, e katërta parti e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, do të angazhohet për formimin e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në këtë trevë dhe për integrimin e luftëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.

Bashkimi Demokratrik për Luginën do të angazhohet edhe për respektimin e një marrëveshjeje që u nënshkrua në verë të vitit 2001 mes qeverisë serbe, përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar dhe shqiptarëve të Preshevës, për t’i dhënë fund përpjekjeve të armatosura në këtë zonë.

Kryetari i kësaj partisë së re, Skender Destani më parë ka qenë kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevë, si anëtar i Partisë për Veprim Demokratik. Ai u përjashtua nga kjo parti për shkak të mospajtimeve me kryetarin e saj.

//ze//

XS
SM
MD
LG