Lidhje

ShBA: rritet niveli i gatishmërisë për sulme të mundshme - 2003-12-21


Shtetet e Bashkuara kanë rritur nivelin e gatishmërisë nga rreziku terrorist, gjë që tregon se ekziston një rrezik më i lartë për sulme të mundshme.

Sekretari i Sigurimit Kombëtar Tom Ridge tha në një konferencë shtypi në Washington se treguesit e fundit paralajmërojnë se ekstremistët po përgatiten për sulme të ngjashme dhe më serioze se ato të 11 shtatorit të vitit 2001.

Gjatë javës së fundit ka pasur njoftime për rritjen e rrezikut për sulme kundër Shteteve të Bashkuara gjatë sezonit të pushimeve.

Agjencia Qendrore e Zbulimit tha dje se beson që një kasetë e al-Kaidës që u transmetua të premten ishte origjinale. Kaseta, që thuhet se është regjistruar nga zëvendësi i Osama bin Ladenit, paralajmëroi për sulme kundër amerikanëve dhe aleatëve të tyre kudo, edhe në Shtetet e Bashkuara.

Njoftimet e medias amerikane citojnë zyrtarë vendas, sipas të cilëve kohët e fundit është shtuar numri i njoftimeve të besueshme për sulme të mundshme.

Shtetet e Bashkuara e rritën për herë të fundit gjendjen e gatishmërisë në muajin maj për rreth 10 ditë rresht.

//ad//

XS
SM
MD
LG