Lidhje

Irak: vritet një gjykatës i njohur - 2003-12-23


Zyrtarë të policisë irakiane thonë se mbrëmë, në qytetin verior të Mosulit, u vra një gjykatës i njohur. Zyrtarët thonë se persona të armatosur qëlluan në drejtim të gjykatësit nga një makinë, duke e goditur atë 6 herë në shpinë. Nuk dihet ende shkaku i vrasjes.

Ndërkohë, kryetari i Këshillit Qeverisës të Irakut i emëruar nga Shtetet e Bashkuara, Abdel Aziz al-Hakim, tha sot se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të falë rreth 65 për qind të borxhit prej 8 miliardë dolarësh që Iraku i ka Rusisë, në shkëmbim të kontratave për biznesin rus në të ardhmen. Zoti Al-Hakim i bëri këto komente pas bisedimeve në Kremlin.

Ndërkohë, Agjencia franceze Lajmeve citoi një zyrtar të Kremlinit, sipas të cilit nuk është marë ndonjë vendim lidhur me faljen e borxhit të Irakut. Zyrtari i cilësoi të parakohëshme komentet e zotit Al-Hakim.

Në një tjetër zhvillim, Italia tha se do ta rrisë numrin e ushtarëve të saj në Irak dhe do të përgatisë zyrtarë civilë irakianë të nivelit të lartë. Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini e bëri këtë ofertë gjatë bisedimeve në Romë me Minsitrin e Jashtëm të Përkohshëm irakian, Hoshyar Zebari.// lk //

XS
SM
MD
LG