Lidhje

Ish-ministri i jashtëm boshnjak, Muhamed Shaqirbej del në gjyq në New York - 2003-12-24


Ish-ministri i jashtëm boshnjak, Muhamed Shaqirbej, tha para një gjykate të New Yorkut se armiqtë e tij politikë kanë ngritur akuza të rreme kundër tij për përvetsim parash.

Zoti Shaqirbej doli dje para gjykatës për të kundërshtuar kërkesën për ekstradim të paraqitur nga Bosnje-Hercegovina. Autoritetet amerikane e arrestuan atë në muajin mars.

Sarajeva e akuzon atë se ka vjedhur më shumë se 2 milionë dollarë nga fonde qeveritare gjatë kohës kur ishte ambasador pranë Kombeve të Bashkuara nga viti 1992 deri në vitin 2000.

Zoti Shaqirbej i tha gjykatës se është i habitur nga akuzat për përvetësim parash sepse ai kishte financuar misionin e Bosnjes në Kombet e Bashkuara me paratë e tij, pasi misioni nuk kishte fonde qeveritare për një farë kohe.

Zoti Shaqirbej thotë se beson se po ndiqet penalisht nën motive politike sepse i ka dhënë informacione gjykatës së Kombeve të Bashkuara në Hagë për krimet e luftës në ish Jugosllavi dhe sepse ai mbështeti krijimin e një shoqërie shumë-etnike në Bosnje-Hercegovinë.

Gjykatësi që po dëgjon këtë rast tha se do të vendosë së shpejti në se zoti Shaqirbej duhet të ekstradohet.

//ze//

XS
SM
MD
LG