Lidhje

Krishlindjet në Amerikë - 2003-12-24


Rreth 250 mijë njerëz vizitojnë Bethlehemin çdo vit. Bëhet fjalë për Bethlehemin në shtetin Pennsylvania. Qyteti amerikan i metalurgëve transformohet në një botë të magjishme për Krishtlindje. Jo larg ndodhet Hershey. Vendi më i ëmbël në botë gjatë festave. Këtu prodhohen çokollatat me të njëjtin emër. Por shumica e vizitorëve vijnë për festivalin e dritave, 300,000 drita. Këto drita qëndrojnë ndezur çdo mbrëmje deri më 30 dhjetor.

Në dajle të qytetit Nashville, shteti Tennessee, gjendet parku Opryland. Me rreth 64 kilometra drita shumëngjyrëshe, ky peisazh përbën skenën më të madhe në vend kushtuar Krishtlindjeve, me muzikë kantri dhe lojra me drita lazer.

Në Missouri, festa e krishtlindjeve shënohet me trenin shumëngjyrësh dhe me yjet e muzikës që këndojnë gjatë javës së krishtlindjeve.

Ndërkohë në New York, sezioni i festave çdo vit e transformon qytetin.

Krishtlindjet në New York City, patinazh në akull tek Qendra Rockfeller. Plaku i vitit të ri, Santa Claus tek kompleksi i dyqaneve Macy....përbëjnë si të thuash paketën e festimeve më të mëdha në botë për Krishtlindjet. Ndërtesa Cartier, e mbështjellë për festat. Pamje tradicionale që edhe vizitorët i njohin.

Miliona drita, peme dhe zbukurime të të gjitha llojeve magjepsin fëmijët e të gjitha moshave. Nga ngjyrat e gjelbërta në tavernë tek Kulla Trump, nga Empire State Building tek qendra Linkoln apo dritaret e dyqaneve në Avenunë pesë. Një periudhë e veçantë në këtë qytet të furishëm.

Ndërkohë në juperëndim, Sedona e shtetit Arizona i jep stinës një ngjyrë të zjarrtë. Kjo është ”Fantazia e Gurit të Kuq”. Festa e dritave në vendpushimin Abrigados. Afro 1 milion drita ndezin qiellin. Ato krijohen nga njerëz të zakonshëm që konkurojnë me njëri tjerin çdo vit.

Vendpushimi furnizon të gjitha familjet pjesmarrëse me 15 mijë drita dhe materiale të tjera. Zbukurimet e tyre zënë një sipërfaqe prej 9 hektarësh, fitimet e të cilave shkojnë për organizatat lokale të bamirësisë. Ndërkohë për vizitorët në shërbim janë edhe karrocat me kuaj.

Dritat ndizen sapo bie muzgu. Dhe vizitorët mund t’i sodisin bukuritë falas.

Festat kanë një kuptim të posaçëm edhe në një komunitet fermash të Floridës qendrore, sepse ky qytet i vogël mban emrin, Christmas.

Këtë emër festiv ai e mori më 25 dhjetor 1837, kur ushtarët amerikanë ndërtuan një strukturë që e quajtën, Fort Christmas. Ato që ngelur sot është vetëm një replikë e së kaluarës. Gjëja më tërheqëse në këtë qytet është adresa magjike e tij.

Çdo vit, mijëra njerëz nga mbarë bota vizitojnë postën e qytetit. Qëllimi i tyre është postimi i një letre apo kartoline që mban vulën Christmas.

Gjatë sezonit të festave, trafiku i postes rritet nga disa qindra letra në ditë në çerek milioni.

Dhe sikurse mund ta imagjinoni edhe ju, zbukurimet e Krishtlindjeve vazhdojnë gjatë gjithë vitit. Edhe pema me zbukurime mbetet gjatë gjithë vitit.

//rd//

XS
SM
MD
LG