Lidhje

SHBA mund të dërgojnë në Iran një delegacion humanitar të nivelit të lartë - 2004-01-02


Sipas një shkrimi të gazetës Uashington Post, Shtetet e Bashkuara kanë kontaktuar Iranin lidhur me dërgimin e një delegacioni humanitar të nivelit të lartë në Teheran të kryesuar nga senatorja Elisabeth Dole dhe që përfshin një pjestar të familjes Bush.

Sipas gazetës, zyrtarët po presin përgjigjen e qeverisë iraniane rreth kësaj ideje.

Nëse realizohet, kjo do të ishte vizita e parë publike në Iran nga zyrtarë amerikanë që nga viti 1979, kur ekstremistët iranianë pushtuan ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Teheran dhe morën peng 52 amerikanë të cilët i mbajtën për 444 ditë me radhë.

Ideja për një vizitë të tillë erdhi nga senatorja Dole, e cila kontaktoi Departamentin e Shtetit me kërkesën për të shkuar në Iran me një delegacion të Kryqit të Kuq Amerikan. Zonja Dole ka qenë presidente e kësaj organizate.

Thuhet se administrata e Presidentit Bush e mbështeti idenë dhe filloi të shikojë mundësinë e zgjerimit të një misioni të tillë për të përfshirë në delegacion edhe një pjestar të familjes Bush si dhe persona të tjerë.//ii

XS
SM
MD
LG