Lidhje

British Airways rifillon fluturimet mes Londrës dhe Washingtonit - 2004-01-03


Një aeroplan i shoqërisë ajrore britanike British Airways u nis nga Londra për në Washington me më shumë se 3 orë vonesë, pasi ky fluturim u anullua dje dhe pardje për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Një zëdhënëse e shoqërisë ajrore tha se nisja e aeroplanit u shty për shkak të kontrolleve të hollësishme.

Fluturimi dje dhe pardje u anullua për shkak të shqetësimeve për një kërcënim të mundshëm terrosit kundër Washingtonit. Lajmet bëjnë të ditur se një person i dyshuar, emri i të cilit ishte në një listë të Washingtonit të terroristëve, synonte të rrëmbente një aeroplan dhe ta përplaste atë në një obekt në Washington.

Shoqëria British Airways anuloi gjithashtu një fluturim të planifikuar për sot nga Londra për në Riad të Arabisë Saudite. Kjo shoqëri tha se nuk ka vendosur ende në se do të kryejë fluturimin drejt Rijadit të hënën.

Më shumë se 10 fluturime ndërkombëtare u shtynë ose u anulluan gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që aeroplanë luftarakë amerikanë kanë shoqëruar disa aeroplanë të tjerë civilë, në kohë që fluturonin mbi hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara. Shoqërive të huaja u është kërkuar t’i pajisin aeroplanët e tyre me personel të armatosur në disa fluturime drejt Shteteve të Bashkuara.

//ze//

XS
SM
MD
LG