Lidhje

SHBA: sot fillon zbatimi i një programi për kontrollin e shumicës së turistëve të huajve - 2004-01-05


Zyrtarët amerikanë pritet të fillojnë sot zbatimin e një programi për sigurimin e kufijve në bazë të të cilit kërkohet që shumicës së të huajve që mbrrijnë në Shtetet e Bashkuara t’u meren shenjat e gishtrinjve dhe të fotografohen.

Ky program do të zbatohet në të 115 aeroportet e Shteteve të Bashkuara, ku ulen fluturime ndërkombëtare, në 14 porte detare kryesore të vendit dhe në shumë pikë-kalime kufitare.

Programi do t’u bëjë të mundur zyrtarëve amerikanë të imigracionit që të kontrollojnë të kaluarën kriminale të vizitorëve kur ata hyjnë dhe dalin nga Shtetet e Bashkluara.

Programi nuk përfshin vizitorët nga 29 vende, shumica nga Evropa perëndimore, qytetarët e të cilëve lejohen të vizitojnë Shtetet e Bashkuara pa vizë deri në 90 ditë.

Kjo masë e fundit e sigurimit zbatohet ndërkohë që një aeroplan tjetër i shoqërisë britanike British Airways, që udhëton nga Londra drejt Washington, u shty dje për arsye sigurie.

Fluturimi 223 i kësaj shoqërie u nis nga aeroporti Heathrow i Londërs me 3 orë vonesë pasi autoritetet kontrolluan edhe një herë listën e pasagjerëve. British Airways tha se kontrolli u kërkua nga zyrtarët amerikanë. Nu ka informacione rreth ndonjë kërcënimi terrorist specifik kundër këtij fluturimi.

//ze//

XS
SM
MD
LG