Lidhje

NASA studjon imazhet e dërguara nga sonda "Spirit" - 2004-01-05


Shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës po studjojnë të dhënat dhe imazhet e dërguara në Tokë nga sonda robot që u ul në planetin Mars të shtunën. Sonda "Spirit" filloi të dërgojë imazhe të pastra të sipërfaqes së planetit të kuq në laboratorin e NASA-s në Kaliforni dje vonë, një ditë pasi zyrtarët thanë se ulja e saj në Mars ishte e përsosur.

Sonda "Spirit" u ul në sipërfaqen e Marsit të shtunën, pak para mesnatës, e mbështjellë me jastëkë ajri, për të mbrojtur pajisjet e saj delikate nga dëmtimet e mudëshme. Ajo filloi të dërgonte sinjale në Tokë rreth 20 minuta më vonë dhe fotografinë e parë, bardh e zi, rreth tri orë më pas.//lk //

XS
SM
MD
LG