Lidhje

Koshtunica fillon bisedimet lidhur me qeverinë e unitetit kombëtar - 2004-01-05


Ish-presidenti jugosllav Vojisllav Koshtunica ka filluar bisedimet me udhëheqësit e partive të ndryshme politike të Serbisë, lidhur me krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar, ku do të përfshiheshin përfaqësuesit e të gjitha partive që marrin pjesë në parlamentin e kësaj republike.

Zoti Koshtunica është udhëheqësi i Partisë Demokratike të Serbisë, partia e cila mori pjesë në lëvizjen reformatore të Serbisë dhe që fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan muajin e fundit. Ai foli paraprakisht, në takime të veçanta me përfaqësuesit e partive të tjera reformiste, me Partinë Ultranacionaliate Radikale të Serbisë, si dhe me Partinë Socialiste të ish-presidentit jugosllav Vojisllav Koshtunica.

Përfshirja e radikalëve dhe socialistëve do të ishte një ndryshim thelbësor për zotin Koshtunica, i cili tha gjatë fushatës për zgjedhjet paralmentare tha se nuk do të formonte një koalicion me këto parti.

Zoti Koshtunica dëshiron që qeveria e re e unitetit kombëtar të ketë një kushtetutë të re. Kushtetuta aktuale u krijua kur ishte në fuqi Sllobodan Millosheviçi, që ndodhet aktualist në Hagë, i akuzuar për krime lufte.

Partia Radikale e Serbisë thotë se e kundërshton një koalicion të tillë, me përfshirjen e të gjitha partive. Kjo parti siguroi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare, por nuk arriti të fitoi shumicën e nevojshme të votave. Ajo kërkon vetëm koalicionin midis dy partive, Partisë Radikale dhe asaj Demokratike të zotit Koshtunica.// lk //

XS
SM
MD
LG