Lidhje

Al-Xhazira transmeton një kasetë të re që thuhet se është regjistruar nga Osama bin Laden - 2004-01-05


Një kasetë e re që thuhet se është regjistruar nga Osama bin Laden u bën thirje të gjithë myslimanëve të angazhohen në luftë të shenjtë kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

Kaseta, e cila u transmetua mbrëmë nga televizioni arab al-Jazeera, thotë se pushtimi i Irakut është një hap drejt pushtimit të të gjitha vendeve të tjera të pasura me naftë në Gjirin Persik.

Folësi përmendi arrestimin e një udhëheqësi arab, të përshkruar si një ish-bashkpunëtor i Shteteve të Bashkuara. Me sa duket deklarata i referohet kapjes së ish-udhëheqësit irakian Sadam Husein, i cili para Luftës së Gjirit më 1991 kishte marrëdhënie normale me Washingtonin.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit ende nuk kanë bërë komente lidhur me kasetën.

Ky regjistrim është i pari që i atribuohet Osama bin Ladenit në disa muaj. Por zyrtarë të shërbimeve amerikane të zbulimit kanë thënë se kasetat e mëparshme që i ishin atribuar bin Ladenit mund të kenë qenë autentike.

Transmetimi i kasetave që mendohet se vinin nga Bin Ladeni në të kaluarën kanë qenë shqetësim për zyrtarët amerikanë të zbulimit. Ata shqetësohen për mundësinë që këto kaseta të jenë sinjali për fillimin e një sulmi.

Në maj dhe nëntor të vitit të kaluar në Arabinë Saudite u kryen sulme vetvrasëse, vetëm disa javë pasi u transmetuan kaseta që thuhej se ishin regjistrime të Osama bin Ladenit.

//ze//

XS
SM
MD
LG