Lidhje

Uashingtoni dërgon një përfaqësues të lartë në Lindjen e Mesme - 2004-01-08


I dërguari kryesor amerikan për Lindjen e Mesme shkon javën tjetër në Egjipt për bisedime mbi procesin e bllokuar izraelito palestinez të paqes.

Departamenti amerikan i Shtetit thotë se Uilliam Burns do të niset të hënën për në Lindjen e Mesme, por për shkak të shqetësimeve të sigurimit, nuk dha datat e ndalesave të tij në Kajro dhe Irak. Zoti Burns ka në plan të diskutojë rreth përpjkjeve aktuale egjiptiane për arritjen e një armëpushimi të gjithanëshëm. Pritet që bisedimet të prëqendrohen edhe tek plani ndërkombëtar i paqes.

Ndrëkohë, Turqia ka shprehur gatishmërinë të ndërmjetësojë në bisedimet midis Izraelit dhe Sirisë në përpjekje për t’u dhënë fund armiqësive prej dekadash midis dy vendeve. Zyrtarë turq e bënë këtë ofertë pas vizitës historike të presidentit sirian, Bashar al-Asad në Ankara.

Mirëpo, udhëheqësi sirian ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje. Sipas rrjetit televiziv turk, N-T-V- zyrtarë në Ankara thanë se zyrtarë izraelitë u kanë thënë atyre se ata janë të gatshëm për zhvillimin e bisedimeve të tilla.

Në një zhvillim tjetër, Izraeli thotë se zyrtarë izraelitë u takuan në gusht me zyrtarë libianë për diskutime rreth mundësisë së vendosjes së lidhjeve midis dy vendeve armike të Lindjes së Mesme, por Libia mohon zhvillimin e bisedimeve të tilla. Ministria e Jastme izraelite tha dje se do të kalojë një kohë e gjatë para se Izraeli dhe Libia të vendosin lidhje diplomatike.//xh//

XS
SM
MD
LG