Lidhje

FMN: problemet në ekonominë amerikane paraqesin rrezik të madh për pjesën tjetër të botës - 2004-01-08


Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se problemet në ekonominë amerikane paraqesin rrezik të madh për pjesën tjetër të botës.

Ky grup financiar me qendër në Washington tha se rritja e parashikuar e borxhit publik amerikan gjatë dekadës së ardhshme do të ndikojë në rritjen e interesave bankare gjë që do të sillte si pasojë një ngadalësim në investimet dhe prodhimin global.

FMN-ja paralajmëron gjithashtu se niveli tepër i lartë i borxhit të jashtëm amerikane po ushtron trysni mbi dollarin, duke rrezikuar luhatje të mëdha dhe të papritura në nivelin e këmbimit. Fondi thotë se ka ende kohë, por jo shumë për t’i zgjidhur këto probleme.//ii

XS
SM
MD
LG