Lidhje

Një delegacion amerikan viziton një kompleks bërthamor koreanoverior - 2004-01-10


Koreja e Veriut tha se hapi një qendër shkurajuese bërthamore, siç u shpreh ajo, për një delegacion amerikan dhe shpreson që një hap i tillë do të ndihmojë në dhënien fund të mosmarrëveshjes lidhur me programin e saj të armëve bërthamore.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Koresë së Veriut, një zëdhënës i ministrisë së jashtme shfaqi shpresën që delegacioni do të ndihmojë që Washingtoni të ndryshojë mendim rreth programit të Penjanit.

Duke folur në Pekin, ekipi amerikan i përbërë nga profesorë dhe anëtarë të personelit ndihmës të Kongresit konfirmuan se kishin vizituar kompleksin bërthamor sekret Youngbyon, por nuk pranuan të komentojnë rreth vizitës deri sa të informojnë për këtë qeverinë amerikane.

Kjo ishte vizita e parë që një grup vizitorësh të huaj bëjnë në kompleksin e fshehtë bërthamor që kur Koreja e Veriut dëboi nga vendi inspektorët e Kombeve të Bashkuara para një viti. Zyrtarë amerikanë e cilësojnë udhëtimin e delegacionit thjeshtë si nismë jo zyrtare.

//ze//

XS
SM
MD
LG