Lidhje

Radovan Karaxhiç u shpëton përsëri trupave të Natos - 2004-01-12


Trupat e udhëhequra nga NATO-ja në Bosnje përfunduan një kontroll 3-ditor në qytetin Pale të Republikës Sërbe të Bosnjes, që kishte si objektiv gjetjen e personit kryesor të akuzuar për krime lufte, Radovan Karadzic.

Një zëdhënës i aleancës tha se operacioni përfundoi sot pasdite. Ai vlerësoi policinë e sërbëve të Bosnjes për bashkëpunimin në këtë përpjekje.

Hetuesit po shqyrtojnë dokumente që u gjetën gjatë operacionit, në përpjekje për të përcaktuar vendndodhjen e zotit Karadzic.

Trupat nën komandën e NATO-s hynë të shtunën në Pale pasi u informuan se ish presidenti i sërbëve të Bosnjes ndodhej atje. Por ata nuk arritën ta gjenin atë megjithë kontrollet në shtëpinë e tij, në disa klinika, në një kishë dhe në banesat e disa të afërmve të tij.

Gjykata e Hagës për krimet e luftës e ka akuzuar zotin Karadzic, udhëheqësin e sërbëve të Bosnjes në periudhën e luftës, për sulmet ndaj civilëve në Sarajevë dhe për vrasjen e mijra burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995. Edhe bashkëpunëtori i tij, komandanti i ushtrisë, Ratko Mladic ndiqet për këto vrasje.

XS
SM
MD
LG