Ministri grek i Rendit Publik George Floridis ndodhet në Washington ku po takohet me zyrtarët amerikanë për të diskutuar mbi planet për një stërvitje të përbashkët sigurie amerikano-greke, të planifikuar për në muajin mars.
Agjencia greke e lajmeve ANA citon ministrin grek të thotë se stërvitja do të përqendrohet në përgatitjen e forcave të këtij vendi për Lojrat Olimpike të Athinës.
Njoftimi i agjencisë citon zotin Floridis, sipas të cilit stërvitja do të ndihmojë në marrjen e masave më të mira mbrojtëse gjatë lojrave dhe do të kryhet në kuadrin e bashkëpunimit më të gjerë të NATO-s.
Në Washington, zoti Floridis do të takohet me drejtorin e FBI-së Robert Mueller, Këshilltaren e Sigurisë Kombëtare Condoleeza Rice, Prokurorin e Përgjithshëm John Ashcroft dhe Drejtorin e CIA-s George Tenet.//ii