Lidhje

Gripi i shpendëve krijon shqetësim në Azi - 2004-01-15


Kina filloi të marrë masa për të parandaluar shpërthimin e një epidemie të gripit të shpendëve, një epidemi që deri tani ka prekur miliona pula si dhe grupe të vegjël njerëzish në vende të tjerë aziatikë.

Mediat shtetërore kineze thanë sot se vendi ka ndaluar importimin e shpendëve nga Vjetnami, Japonia dhe Koreja e Jugut. Edhe Kina po u bën thirrje autoriteteve lokale të izolojnë në karantinë njerëz të ndryshëm nga këto vende.

Ky lloj virusi mund të përhapet nga shpendër tek njerëzit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se ai mund të jetë më i rrezikshëm se sarsi.

Organizata ka konfirmuar të paktën tre vdekje nga gripi i shpendëve si dhe rreth 18 raste të dyshuara në Vjetnam.//ii

XS
SM
MD
LG