Lidhje

Michael Jackson thotë se është i pafajshëm - 2004-01-16


Ylli i muzikës pop Michael Jackson tha se nuk është fajtor për mashtrimin e fëmijëve, akuzë e ngritur ndaj tij nga një gjykatë e Kalifornisë.

Mbreti i muzikës pop nuk i pranoi 9 akuzat që ju bënë të njohura të martën nga një gjykatë e Kalifornisë. 7 prej akuzave kanë të bëjnë me sjellje të papërshtashme me një djalë nën moshën 14 vjeç.

Jackson ka thënë vazhdimisht se është i pafajshëm, që nga koha kur prokurorët ngritën ndaj tij akuzat, dy muaj më parë.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet deri me mbi 20 vjet burgim. Në gjykatën e Kalifornisë, ku u zhvillua seanca nën masa të rrepta sigurie, ishin grumbulluar një numër i madh adhuruesish të Jacksonit. Vetë Jacksoni erdhi me vonesë në gjyqin e tij.//kk//

XS
SM
MD
LG