Lidhje

Izraeli do të rihapin sot pikë kalimin kryesor nga Rripi i Gazës - 2004-01-18


Zyrtarë të ushtrisë izraelite thanë se do të rihapin sot pikë kalimin kryesor nga Rripi i Gazës për herë të parë që nga shpërthimi vetëvrasës vdekjeprurës i së mërkurës.

Zyrtarët thanë dje se hapja e pikë kalimit kufitar Erez do t’u bëjë të mundur mijëra palestinezë që punojnë në Izrael të kthehen në punë. Izraeli e mbylli këtë pikë kalim pasi një autor sulmesh vetëvrasëse vrau 4 izraelitë dhe dëmtoi pikë kalimin.

Në një përgjigje tjetër ndaj sulmit, ministri izraelit i mbrojtjes, Zeev Boim, tha të premten se udhëheqësi shpirtëror i grupit ekstremist palestinez Hamas, Sheikhu Ahmed Jasini, është vënë në shënjestër për t’u vrarë. Izraeli akuzon se Sheiku Jasin miratoi personalisht shpërthimin vetëvrasës të ditës së merkurë. Kjo akuzë mohohet nga Sheiku Jasin.

Zoti Boim i tha radios ushtarake izraelite se Sheiku Yassin bën mirë të fshihet diku që të mos jetë në gjendje të thotë nëse është ditë apo natë. Ai tha se Izraeli do ta gjejë atë kudo që të fshihet dhe do ta vrasë.

Këto komente shkaktuan protesta në Gaza, ku mijëra palestinezë dolën nëpër rrugë në mbështetje të Sheikut Jasin, i cili thotë se nuk ka frikë nga kërcënimet për vdekje të Izraelit.

//ze//

XS
SM
MD
LG