Lidhje

Lufta kundër terrorizmit vazhdon - 2004-01-20


Në Afganistan, koalicioni i Shteteve të Bahskuara dhe 38 vendeve të tjera përmbysën talebanët nga pushteti. Afganistani nuk është më strehë për terroristët e al-Kaidës. Këshilli Kombëtar i Afganistanit, Loja Zhirga ka miratuar një kushtetutë të re. 102 nga mbi 500 delegatët në Këshillin Kombëtar ishin gra.

Afganët tani po përdorin gazetat, radiostacionet, shkollat dhe xhamitë si forume për debate rreth çështjeve të tilla, si forma e qeverisë së re kombëtare, roli i fesë dhe të drejtat e njeriut. Siç thekson Zalmay Khalilzad, ambasadori amerikan në Afganistan, ”Një debat i tillë i gjerë është i paparë ndonjëherë në historinë 5 mijë vjeçare të atij vendi.”

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, thotë se një proces i ngjashëm ka filluar edhe në Irak : “Pas tri dekadash mizori dhe shtypje, thotë zoti Rumsfeld, irakianët po marrin gradualisht nën kontroll të ardhmen e tyre. Rreth 24 anëtarë të kabinetit irakian drejtojnë tani veprimtaritë e përditëshme të qeverisë. Nëse çdo gjë shkon sipas planit, ndoshta verën e ardhshme, atje mund ta marrë pushtetin një qeveri e përkohëshme, por sovrane.”

Lufta kundër terroristëve në Irak vazhdon. Pakistani kanë arrestuar qindra ekstremistë, përfshirë shefin e operacioneve të al Kaidës, Khalid Sheikh Muhammad. Autoritetet në Arabinë Saudite kanë arrestuar shumë prej terroristëve që ishin përfshirë në sulmet e majit të vitit 2003 në Riad.

Në Azinë juglindore, arrestimi në gusht të vitit 2003 në Tajlandë i terroristit, Riduan Isamuddin, me prejardhje indoneziane, i njohur si Hambali, e ka bërë edhe më të vështirë vazhdimin e operacioneve terroriste. Hambali dyshohet për pjesëmarrje në shpërthimet e vitit 2003 në Bali të Indonezisë, që shkaktuan vdekjen e më shumë se 200 personave.

“Programi ynë është i qartë”, thotë Sekretari Rumsfeld dhe shton “lufta globale kundër terrorizmit do të vazhdojë.”//xh//

XS
SM
MD
LG