Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan mund të njoftojë qysh sot nëse do të dërgojë apo jo një ekip në Irak për të hetuar mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve përpara 30 qershorit, afati i caktuar për kalimin e plotë të pushtetit.
Shumë myslimanë shiitë, të cilët përbëjnë shumicën në Irak, kërkojnë zgjedhje të drejtpërdrejta përpara kalimit të pushtetit, por Shtetet e Bashkuara thonë se koha për organizimin e votimeve nuk është e mjaftueshme.
Ndërkohë, në Bagdat, një irakian u vra dhe tre u plagosën nga shpërthimi i një bombe ndërsa në Irakun verior, trupat vazhduan kërkimin e tre ushtarëve amerikanë të cilët rezultojnë të humbur që nga dita e djeshme, kur një helikopter ushtarak ra në një lumë gjatë një misioni kërkim-shpëtimi.//ii