Lidhje

Shkup: Filloi trajnimi i 600 administratorëve të rinj - 2004-01-27


Përfaqësimi i drejtë i bashkësive etnike në administratën publike në Maqedoni dhe realizimi i obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, kanë qenë temat kryesore në konferencën e sotme me gazetarë të organizuar nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e Agjencisë evropiane për rindërtim. Shefi i Komisionit Evropian në Maqedoni, Donato Kiarini tha se në Maqedoni duhet ti jepet përparësi rolit të bashkësive etnike jomaqedonase në institucionet shtetërore.

Në Maqedoni filloi trajnimi i 600 administratorëve të rinj nga radhët e bashkësive etnike dhe se ky projekt ka për qëllim përfshirjen e pjestarëve të bashkësive etnike në administratën publike. Fillimin praktik të këtij trajnimi sot e bënë zëvendëskryeminstri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, ambasadori i Komisionit Evropian në Shkup, Donato Kiarini, drejtori i Agjencisë Evropiane për rikonstruim në Maqedoni, Daniell Giuglaris dhe përfaqësues të Bashkiit Evropian.

Projekti për trajnimin e administratorëve të rinj nga radhët e bashkësive etnike, 90 përqind prej të cilëve janë shqiptarë po realizohet në bashkëpunim me qeverinë e Maqedonisë dhe Agjencinë Evropiane për rindërtim, ndërsa financues është Bashkimi Evropian.

Trajnimi i grupit të parë të 335 administratorëve të rinj filloi në fillim të kësaj jave, ndërsa grupi tjetër prej 265 administratorëve do të filloj gjatë nga fundi i muajit të ardhshëm. Administratorët e rinj pas trajnimit nëntë mujor që do të zhvillohet në Shkup, Tetovë dhe Strugë menjëherë do të punësohen në administratën e pushtetit qendror dhe vendor. Zëvendëskryeministri i qeverisë së Maqedonisë, Musa Xhaferi tha se ky projekt ka për qëllim përmisimin e drejtë të bashkësive etnike joshumicë në administratën shtetërore.

Përfshirja e shqiptarëve ne institucionet shtetërore është obligim që rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit dhe qeveria është e gatshme të realizoj projekte për përfshirjen e shqiptarëve në institucionet shtetërore", theksoi zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.

Ambasadori i Komisionit Evropian në Maqedoni, Donato Kiarini tha se në Maqedoni duhet ti jepet përparësi rolit të bashkësive etnike jomaqedonase në institucionet shtetërore. Ambasadori Kiarini tha se përfshirja e bashkësive etnike jomaqedonase në administratën publike është projekt i rëndësishëm që përmbush nevojat e këtij vendi për integrim në strukturat evropiane. "Roli i bashkësive etnike në Maqedoni duhet të jetë më i madh në vendimarrje si dhe në procesin e zhvillimit të vendit", theksoi ambasadori i KE-së në Shkup.

Përfaqësuesi i Agjencisë Evropiane për rindërtim në Shkup, Daniel Giuglaris tha se kjo agjenci po realizon këtë projekt që ka për qëllim zhvillimin e këtij vendi në drejtim të përsosjes së administratës shtetërore. Ai tha se trajnimi i pjestarëve të bashkësive etnike është një model i trajnimit që për herë të parë po realizohet në Evropën Juglindore.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të Agjencisë Evropiane të Rindërtimit në Shkup njohtuan se në të ardhmen do të realizojnë projekte të reja që kanë për qëllim përfshirjen e bashkësive etnike jomaqedonase në institucionet e drejtësisë, policisë dhe pushtetit lokal. //ss//

XS
SM
MD
LG