Lidhje

Shkencëtari kryesor bërthamor i Pakistanit pushohet nga puna - 2004-01-31


Zyrtarë në Islamabad thonë se shkencëtari kryesor i Pakistanit në fushën bërthamore u pushua nga puna si këshilltar pranë qeverisë pas një hetimi rreth dyshimeve se ai i ka shitur teknologji bërthamore Iranit dhe Libisë. Shkencëtari Abdul Kadir Khan, i njohur si krijuesi i programit për zhvillimin e armëve atomike të Pakistanit, ka shërbyer si këshilltar shkencor për kryeministrin që nga viti 2001 kur ai doli në pension. Presidenti Pervez Musharaf, i cili ka premtuar marrjen e masave të ashpra ndaj çdo personi që gjendet fajtor për veprimatri të paligjëshme lidhur me përhapjen e teknologjisë bërthamore, sot po kryeson një mbledhje të komisionit të lartë kombëtar, i cili kontrollon burimet bërthamore të vendit./al/

XS
SM
MD
LG