Lidhje

Irak: 23 të vrarë nga sulmi në një stacion policie - 2004-02-14


Kryengritës të armatosur sulmuan një stacion policie dhe qendrën e mbrojtjes civile në qytetin Falluxha në Irak, duke lënë të paktën 23 të vdekur midis të cilëve 14 policë.

Autoritetet thonë se të paktën 40 kryengritës qëlluan me raketahedhës dhe armë automatike kundër policëve Irakianë të armatosur lehtë.

Sulmi ishte i koordinuar mirë dhe ndodhi gjatë ditës. Sulmuesit liruan 87 të burgosur, për të cilët policia irakiane tha se ishin kriminelë ordinerë.

Ndërkohë në Kuvajt, ministri i përkohshëm irakian i punëve të jashtme, Hoshiar Zebari po merr pjesë në bisedime për sigurinë rajonale me përfaqësues nga Turqia, Irani, Kuvajti, Jordania, Arabia Saudite, Siria dhe Egjipti.

Zoti Zebari i tha agjensisë Associated Press se ai dëshiron të sigurojë fqinjët e Irakut se irakianët janë të vendosur të ndërtojnë një vend të bashkuar dhe demokratik. Ky është takimi i pestë i fqinjëve të Irakut për të diskutuar mbi efektet e zhvillimeve në rajon. Ky është takimi i parë në të cilin merr pjesë edhe një përfaqësues irakian.

Në një zhvillim tjetër politik, udhëheqësi kurd në Këshillin Qeverisës Irakian, Jalal Talabani tha se ai pret që Këshilli të marrë pushtetin më 30 qershor nëse deri atëhere nuk do të jetë formuar një qeveri e përkohshme dhe nuk do të jenë mbajtur zgjedhjet.//ii

XS
SM
MD
LG