Lidhje

Kryqi i Kuq: Muri ndarës izraelit përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar - 2004-02-18


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se në formën e tanishme muri ndarës që po ndërton Izraeli në Bregun Perëndimor, përbën shkelje të ligjit humanitar.

Në një komunikatë që lëshoi të mërkurën në Gjenevë, ky komitet thotë se muri u mohon mijra palestinezëve shërbimet e nevojshme bazë si uji, shërbimi shëndetësor dhe arsimi.

Izraeli ka mbrojtur masat e tij, duke thënë se muri i shërben për t’u mbrojtur nga sulmet vetvrasëse. Debati mbi këtë çështje do të fillojë të hënën në Gjykatën e Hagës.

Ndërkaq, një delegacion amerikan i nivelit të lartë mbërriti në Jerusalem për bisedime mbi planet e Kryeministrit izraelit, Ariel Sharon, për të evakuar vendbanimet hebraike në Gaza dhe disa në Bregun Perëndimor.//kk//

XS
SM
MD
LG