Lidhje

Pakistani arreston 20 persona të dyshuar si ekstremistë të huaj në kufi me Afganistanin - 2004-02-24


Zyrtarët pakistanezë thonë se trupat e ushtrisë kanë ndaluar të paktën 20 persona të dyshuar si ekstremistë të huaj gjatë një operacioni në zonat e largëta fisnore prnë kufirit me Afganistanin.

Trupat e mbështetura nga helikopterët e ndërmorën operacionin sot në disa fshatra të rajonit të Vaziristanit jugor, rreth 350 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit pakistanez Islamabad.

Një zëdhënës ushtarak tha se arrestimet konfirmojnë se një numër ekstremistësh të huaj janë fshehur në këtë zonë. Por ai nuk pranoi të identifikonte personat e arrestuar, duke thënë se ushtria duhet të përfundojë së pari hetimet e saj.

Zyrtarët amerikanë prej kohësh dyshojnë se në këtë rajon fshihen udhëheqës të al-Qaidës, duke përfshirë kreun e saj Osama bin-Laden.//ii

XS
SM
MD
LG