Lidhje

Greqi: konservatorët përgatiten të marrin pushtetin - 2004-03-09


Kryeministri i ardhshëm i Greqisë, Kostas Karamanlisi, ka në plan të bëjë të njohur përbërjen e kabinetit të tij të martën, ndërkohë që konservatorët përgatiten të marrin pushtetin për herë të parë pas 10 vjetësh.

Partia Demokracia e Re e zotit Karamanlis fitoi me rezultat të thellë ndaj socialistëve në pushtet në zgjedhjet parlamentare të së diels.

Konservatorët fituan rreth 45 përqind të votave në krahasim me 40 përqind për Lëvizjen Panhelene Socialiste. Socialistët e kanë qeverisur Greqinë për 19 nga 23 vitet e fundit. Sipas sistemit grek, konservatorët do të kenë të paktën 165 vende, një shumicë mjaft e fortë në parlament. Socialistët do të kontrollojnë 116 vende ndërkohë që disa parti të tjera, përfshirë komunistët dhe nacionalistët e ekstremit të djathtë do të kontrollojnë vendet e tjera.

Shtetet e Bashkuara e uruan zotin Karamanlis dhe thanë se janë të gatshme të bashkëpuojnë me qeverisnë e re greke në çështje të tilla të rëndësishme si siguria gjatë lojrave olimpike dhe Qiproja.

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se pret që marrëdhëniet e mira midis Greqisë dhe Turqisë të vazhdojnë. Pritet që zotit Erdogan të vjzitojë Greqinë muajin tjetër.

Kryeministri i ri do të përballet edhe me sfidën për të përfunduar përgatitjet e Greqisë për Lojrat Olimpike Verore, të cilat do të zhvilloheh në Athinë në muajin gusht. Kreu i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Zhak Rozhe, tha se pret të ndërmerren hapa shumë pozitive në kuadër të përgatitjeve për lojrat.

XS
SM
MD
LG