Lidhje

Irak: vritet një ushtar amerikan dhe plagosen shtatë të tjerë - 2004-03-09


Një ushtar amerikan u vra nga një bombë që shpërtheu në veri të kryeqytetit irakian Bagdad dhe shtatë të tjerë u plagosën, nga një granadë dore që u hodh në një zyrë të qeverisë në qytetin verior të Mosulit.

Një zëdhënës ushtarak amerikan tha se në kohën e shpërthimit të bombës, ushtari ishte duke udhëtuar në një autokolonë pranë qytetit Bakuba. Një tjetër ushtar në autokolonë u plagos. Po sot, policia irakiane njoftoi se ushtarët amerikanë mund të kenë qenë objektivi i granadës së hedhur ndaj ndërtesës qevritare në Mosul.

Midis të plagosurve ishin tre policë. Dje, një anëtar i Këshillit të qytetit të Mosulit u vra dhe një tjetër u plagos, kur persona të armatosur, të paidentifikuar hapën zjarr ndaj automjetit të tyre.

Po mbrëmë, në qytetin verior të Kirkukut, policia tha se tre perosna u vranë akisedentalisht, ndërsa disa kurdë po shtinin në ajër me armë zjarr, për të festuar për nënshkrimin e Kushtetutës së Përkohëshme të Irakut, e cila njeh autonominë e disa prej rajoneve të banuara nga kurdët.

Pak pasi Këshilli Qeverisës i Irakut firmosi Kushtetutën e Përkohëshme në Bagdad, udhëheqës të shumicës shiite të Irakut, midis të cilëve edhe Ajatollahu i Madh Ali-al-Sistani, i përsëritën kundërshtimet ndaj fjalive të cilat i japin shumë fuqi kurdëve dhe pakicave të tjera.

Kushtetuta e Përkohëshme është në plan të fillojë të zbatohet kur të fillojë nga puna qeveria e përkohshme e Irakut, më 30 qershor. Qeveria do të punojë për një kushtetutë të përhershme dhe do të përgatitet për zgjedhjet, jo më vonë se janari i vitit të ardhshëm.// lk //

XS
SM
MD
LG