Lidhje

Rusi: Sipas sondazheve, presidenti Putin ka fituar zgjedhjet - 2004-03-14


Në Rusi, sipas sondazheve të kryera me njerëzit që dalin nga qendrat e votimit, presidenti Vladimir Putin është rizgjedhur me 69 për qind të votave.

Lajmi doli të dielën pas mbylljes së qendrave të fundit të votimit në Rusinë perëndimore. Pjesëmarrja e sotme e kaloi kufirin prej 50 për qind, të nevojshëm që zgjedhjet të ishin të vlefshme dhe meqenëse konkurrenca nuk ishte shumë e fortë, zoti Putin parashikohej të fitonte lehtësisht, gjë që i jep atij një mandat të dytë të fortë.

Gjatë votimeve pati vetëm një rast dhune, kur dy bomba shpërthyen pranë një qendre votimi në Çeçeni, pa shkaktuar dëme. //kk//

XS
SM
MD
LG