Përfaqesuesja amerikane e futbollit për femra ka mundur Francën me rezultatin 5-1, ditën e parë të lojrave për kupën Algavre në Portugali. Abby Wambach shënoi golin e parë në minutën e 16 pas një goditje të lirë nga amerikanja Mia Hamm, e cila do të shënonte një gol 11 minuta më vonë. Gjithashtu për amerikanet shënuan edhe Angela Hucles dy gola, dhe Lindsay Tarpley një gol. Kjo është hera e nëntë që përfaqësuesja amerikane e femrave në futboll merr pjesë në kampionatin Algavre, një nga më prestigjozet që fton skuadrat anë e mban botës. Skuadra amerikane ka fituar dy herë këtë kupë në vitin 2000 dhe 2003.
Amerikani Chad Hendrick ka fituar medaljen e artë në garën e 5 mijë metrave në Kampionatin Botëror të Patinazhit në Seul të Koresë së Jugut. Atleti amerikan e kaloi vijën katër sekonda para të tjerëve me kohën 6 minuta 34 sekonda dhe 37 të qindëtat.
Ndërkohë nga bota e basketbollit. Indiana ka humbur përballë Clevlandit. Skuadra kryesuese e ligës lindore, Pacers, të Indianës ka pësuar një disfatë përballë Cavaliers të Clevlandit. LeBron James shënoi 26 pikë duke shënuar fitoren e gjashtë rradhazi për Cavalierët e Clivlendit. Për Indianën kjo ishte humbja e parë pas shtatë fitoreve në ndeshjet e mëparshme. Jermaine O'Neal shënoi 32 pikë për Pacers të Indianës.
Ekipi kryesues i ligës perëndimore, Kings të Sacramentos arriti një fitore të shkëlqyer dje kundër ekipit Spurs të San Antonios i cili renditet i treti në këtë ligë. Pjesa e tretë ka shënuar një barazim, por Kings të Sacramentos kanë arritur një avantazh prej 14 pikësh duke siguruar fitoren 101-87.
Ekipi i Miamit, Heat, udhëhoqi me 11 pikë më shumë pas pjesës së tretë të ndeshjes duke arritur që të fitonte lojën kundër Nets të New Jerseyit 104-95. New Jersey mban vendin e dytë në ligën lindore. Për skuadrën Heat të Miamit, u dalluan lojtarët Eddie Jones me 23 pikë dhe Caron Butler me 18. Fitorja e djeshme e ka renditur skuadrën Heat të Miamit bashkë me ekipin Knicks të New Yorkut në vendin e tetë në ligën lindore.
Ndërkohë ndeshja e djeshme ndërmjet ekipit Nju Jorkez,Nicks dhe Bucks të Milwaukee-t ka shënuar të papriturën e javes. Knicks arriten të barazonin avantazhin prej 26 pikësh të skuadrës së Milwaukeet, Bucks dhe të fitonin me rezultatin 103-100. Për Bucks rezultatin më të mirë e shënoi lojtari Tim Thomas me 20 pikë. Milwaukee mban vendin e pestë në ligën lindore.
Lojtari Corliss Williamson ka lënë stolin e rezervave për të shenuar rezultatin prej 16 pikësh, duke i siguruar fitoren ekipit të tij Pistons të Detroitit kundër skuadrës Sixers të Filadelfias me rezultatin 85-69. Ndeshja e djeshme shenoi fitoren e pestë për Pistons të Detroitit që mban vendin e tretë në ligen lindore. Detroiti gjithashtu ka kapërcyer për të pestën herë rekordin, duke mbajtur ekipet kundershtare nen rezultatin e 70 pikëve.
Timberwolves të Minnesotës kanë zbritur në vendin e dytë në renditjen e ligës perëndimore. Humbja e djeshme përballë Blazers të Portlandit i ka renditur Timberwolves pas ekipit Kings të Sacramentos. Avantazhi i Blazers të Portlandit që në fillim të lojës i siguroi fitoren 90-79. Kevin Garnett shenoi 20 pikë dhe 14 bllokime për Minessoten. Ndersa për Blazers të Portlandit rezultati më i mirë u arrit nga Derek Anderson me 21 pikë. Ndeshja e djeshme shenoi fitoren e dytë të Blazers kundër Timberwolves brenda pesë ditëve. ***kh***