Lidhje

Turqia dhe të drejtat e njeriut - 2004-03-15


Në dy raporte të kohëve të fundit thuhet se gjatë vitit të kaluar Turqia bëri përparime në fushën e të drejtave të njeriut. Sipas raportit të fundit të Departamentit amerikan të Shtetit, parlamenti turq ka miratuar reforma të gjera që lidhen me çështje të tilla si tortura, liria fetare, liria e shprehjes, roli i ushtrisë në qeverisje dhe liria e organizimit.

Disa nga reformat kanë filluar të vihen në zbatim. Por ende mbeten probleme serioze, sidomos përsa u përket rasteve të torturave nga ana e forcave të sigurimit. Lorne Craner, ndihmës sekretar i shtetitg për Demokracinë, Të Drejtat e Njeriut dhe Punën, thotë se Turqia ka filluar të bëjë përparim duke i prekur çështje të tilla por mund të bëjë më shumë. Sidomos, thotë zoti Craner, ”në Turqi ende ka probleme përsa i përket torturës.” Qeveria turke është e angazhuar për të mos i bërë asnjë tolerim, siç shpreht ajo, torturës. Shtetet e Bashkuara presin që në këtë aspekt të bëhen përparime.

Përpjekjet e Turqisë për reforma janë dokumentuar edhe nga një komitet i posaçëm i Këshillit të Evropës, një organizatë e përbërë nga 45 vende evropiane, e ngritur për të nxitur demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Komiteti thotë se Turqia ka bërë më shumë reforma në më pak se dy vjet se sa gjatë 10 vieteve të kaluara. Si rrjedhojë, thuhet aty, Turqia nuk ka më nevojëpër monitorim të të drejtave të njeriut, siç është vepruar nga ky këshill që nga vitit 1996.

Anëtarët e Komitetit thanë se ka patur një dëshirë jo vetëm nga autoritetet por edhe nga populli turk që vendi të ndryshojë në drejtim të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe të njohjes më të gjerë të individit. Ata i bënë thirrje Turqisë të vazhdojë të nxisë larminë kulturore dhe gjuhësore dhe t’u japë më shumë mbrojtje ligjore pakikcave, përfshirë kurdët.

Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Powell, thotë se Turqia është një vend demokratik i atij tipi që Shtetet e Bashkuara shpresojnë se do të lindë në Irak. ”Ne falenderojmë Turqinë për rolin e rëndësishëm që luan në rajon si model i në vendi mysliman, laik që ndjek rrugën demokratike, tha zoti Powell.

Reformat e Turqisë pritet t’i japin një shtytje kandidaturës së saj për anëtarësim në bashkimin Evropian. Dhe kjo është interes të Turqisë si dhe të fqinnjëve të saj në Evropë dhe në Lindjen e Mesme. //rd//

XS
SM
MD
LG