Lidhje

32 të vrarë në kufirin pakistano-afgan - 2004-03-16


Pakistani njofton se të paktën 32 persona u vranë gjatë luftimeve të ashpra pranë kufirit afgan midis forcave qeveritare paraushtarake dhe pjestarëve të fiseve që dyshohet se strehojnë luftëtarë të al-Qaidës dhe talebanë afër kufirit me Afganistanin.

Një zëdhënës ushtarak u tha gazetarëve në Islamabad se 8 pjesëtarë të forcave paraushtarake pakistaneze dhe 24 ekstremistë u vranë gjatë luftimeve. Të paktën 15 paraushtarakë u plagosën. Zëdhënësi tha se përleshjet shpërthyen sot në mëngjes, kur trupat paraushtarake hynë në një fshat në rajonin fisnor të Vaziristanit jugor.

Ndërkohë, në Afganistan, forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë ofensivën e tyre të re në pjesën juglindore të vendit në kërkim të luftëtarëve të al-Qaidës dhe atyre talebanë.

XS
SM
MD
LG