Lidhje

Ilaçet kundër depresionit; Qelizat e trupit dhe sulmet biologjike; Metodë për zbulimin e gënjeshtrës - 2004-03-23


Ilaçet kundër depresionit mund të nxisin vetvrasjen

Në një studim të ri për ilaçet kundër depresioni paralajmërohet se pacientët duhet të vëzhgohen me kujdes nga mjekët sidoddmos në muajt e parë për efektet e tyre anësore. Shkencëtarët thonë se disa ilaçe kundër depresionit mund të ndikojnë për t’i shtyrë të sëmurët në vetvrasjes. Këto paralajmërime vijnë nga ekspertë të qeverisë federale pas shqyrtimit të njoftimeve para disa muajsh se të rinjtë që marrin ilaçe kundër depresionit mund të jenë në rrezik për të kryer vetvrasjesje. Agjencia e Ushqimeve dhe Ilaçeve kërkon që firmat farmaceutike duhet t’i paralajmërojnë konsumatorët rreth rrezikut të mundshëm për vetvrasje që paraqet përdorimi i disa ilaçeve kundër depresionit. Ndër këto ilaçe që rekomandohet të kihet kujdes janë Prozak, Paksil, Zoloft, Efeksor dhe Celeksa. Ekspertët thonë se personat që përdorin ilaçe të tilla duhet të vëzhgohen nga mjekët për shenja apo veprime me prirje vetvrasëse, veçanërisht në muajin e parë të marrjes së ilaçeve dhe sa herë që doza ndryshohet. Por shumë mjekë shqetësohen nga njoftimi i qeverisë rreth ilaçeve të tilla. Ata thonë se të sëmurët që kanë nevojë për ilaçe kundër depresionit tani mund të heqin dorë prej tyre duke lënë kështu pa trajtuar gjendjen depresive.

Qelizat e trupit dhe sulmet biologjike

Shkencëtarët amerikanë thonë se eksperimentet në laborator lënë të kuptohet se qelizat e trupit të njeriut mund të shërbejnë për të paralajmëruar rrezikun e një sulmi terrorist me elementë biologjikë. Në se bie alarmi për një sulm të mundshëm bio-terrorist, si mund ta dinë njerëzit se sa e rëndë është gjendja dhe sa të rrezikshme për jetën janë lëndët helmuese? Në këtë kohë rreziku nga kërcënimet terroriste, ndalimi apo pakësimi i sulmeve biologjike përbën një shqetësim të madh. Disa shkencëtarë mendojnë se zgjidhja për parandalimin e bioterrorizmit mund të gjendet pikërisht në qelizat e trupit të njeriut. Studjuesit e Universitetit Vanderbit në Nashville të shtetit Tennesee kanë krijuar një pajisje, e cila mund t’i ndihmojë njerëzit të mësojnë për një sulm të mundshëm terrorist, para se të jetë shumë vonë. Kjo pajisje, e quajtur bio-fiziometër, vëzhgon nga afër reagimin e qelizave individuale të një personi dhe tregon në se në mjedisin përreth ka elementë helmues. Kur qelizat bien në kontakt me lëndët helmuese, aparati bio-fiziometër mat reagimin e tyre. Shkencëtarët thonë se kur bien në kontakt me lëndët helmuese, qelizat ndryshojnë nivelin e energjisë së tyre. Fillimisht, eksperimenti u krye me zogj dhe më pas me minjtë laboratori, të cilët u çuan në rajone me lëndë helmuese. Tani shkencëtarët e firmave të ndryshme farmaceutike dhe atyre të prodhimit të lëndëve kimike, po prodhojnë ndjesorë të ndryshëm për qelizat njerëzore, për të parë se si reagojnë njerëzit ndaj këtyre lëndëve kimike. Shkencëtarët e Universitetit Vandrebidt shpresojnë se ndjesorët e prodhuar prej tyre do të matin lëndët më të rrezikshme kimike, në rastin e një sulmi të mundshëm bio-terrorist.

Metodë e re për zbulimin e gënjeshtrës

Skencëtarët amerikanë po provojnë një metodë të ri për të zbuluar gënjeshtrën; një mënyrë që besohet se mund të jetë shumë më e saktë sesa analiza e ADN-së për zbulimin e krimit. Metoda e re synon që nëpërmjet shqyrtimit të impulseve të pavullnetshme elektrike të trurit, ekspertët të përcaktojnë nëse personi gënjen apo thotë të vërtetën. I dënuari Jim Ray Slater shpreson që veprimtaria e valëve të trurit të tij do të provojë se ai është i pafajshëm. Slater është dënuar për vrasjen e të dashurës së tij dhe fëmijës së saj, dhe pret për t’u ekzekutuar nga fundi i këtij viti. Metoda e re mund të provojë nëse truri i tij ka regjistruar hollësitë e krimit, hollësi që vetëm ai që ka kryer krimin kmund t’i di. Krijuesi i këtij sistemi të ri është doktor Lorenc Faruell. Ai thotë se truri është gjithmonë në veprim duke planifikuar, ekzekutuar dhe regjistruar krimin. Kur personi sheh diçka të njohur, truri reagon automatikisht dhe ky reagim regjistrohet në formë grafiku. Avokatët e Rei Slaterit po e apelojnë dënimin e tij me vdekje. Doktor Faruelli thotë se provat lënë të kuptohet se truri i Slaterit nuk përmban hollësi rreth vrasjeve. Ka shumë të ngjarë, thotë doktori, që në përfundim të eksperimentit, në trurin e Slaterit të mos gjejmë asnjë hollëi rreth vrasjeve për të cilat ai është dënuar. Ndërsa Terri Harrington kaloi 23 vjet në burg për një vrasje në Ajova. Por metoda e re e analizës së trurit e nxorri atë të pafajshëm. Doktor Faruell thotë se tani Teri është njeri i lirë dhe i pafajshëm. Ai thotë se metoda e re zbulon si të pafajshmin edhe fajtorin, siç është rasti i Xhejms Grinderit, i cili për vite thoshte se ishte i pafajshëm për vrasjen e një gruaje në vitin 1984. Pasi iu nënshtrua analizës së trurit me metodën e re, James Grinder jo vetëm e pranoi fajin për vrajen në vitin 1984, por gjithashtu pohoi se kishte kryer edhe 3 vrasje të tjera. Metoda e re duket shumë premtuese, dhe kjo është arsyeja që agjencia qëndrore e zbulimit, CIA shpreson ta përdor atë në të ardhmen në luftën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG