Lidhje

Urdhër arresti për klerikun Moktada al-Sadr - 2004-03-31


Autoritetet e përkohshme amerikane në Irak njoftuan për ekzistencën e një urdhër arresti për klerikun radikal shiit Moqtada al-Sadr. Fletë arresti, i nxjerrë disa muaj më parë, e akuzon zotin al-Sadr dhe të paktën 30 bashkëfajtorë për vrasjen vitin e kaluar të një rivali në qytetin Najaf.

Njoftohet se kleriku Moqtada al-Sadr është ngujuar në xhaminë kryesore shiite në qytetin Kufa të Irakut qendror, xhami që është e rrethuar nga përkrahës të armatosur të klerikut.

Ndërkohë në Bagdat, forcat e kolaicionit qëlluan kundër mbështetësve të armatosur të zotit al-Sadr, kur elementët rebelë hapën zjarr ndaj një helikopteri amerikan. Në Falluxha, qindra trupa amerikane dhe irakiane kanë mbyllur rrugët që çojnë në qytet. Gazetarët perëndimorë thanë se kishin dëgjuar shpërthime dhe të shtëna që vinin nga qendra e qytetit. //rd//

XS
SM
MD
LG