Lidhje

Në SHBA do të shtohen kontrollet e turistëve. - 2004-04-03


Qeveria amerikane thotë se programi për të fotografuar dhe për t’u marrë shenjat e gishtrinjëve turistëve të huaj do të zgjerohet më 30 shtator, duke përfshirë edhe udhëtarët nga disa prej aleatëve më të ngushtë të Amerikës.

Vizitorë nga vende të tjera u janë nënshtruar këtyre procedurave, të cilat u vunë në zbatim menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Në listën e vendeve të prekura nga ndryshimet janë Britania, Franca, Gjermania, Japonia, Australia dhe Zelenda e Re.

Ndërkohë, zyrtarë të qeverisë amerikane po paralajmërojnë se terroristët mund të ndërmarrin sulme kundër trenave dhe autobusave në qytetet kryesore amerikane gjatë muajve të ardhshëm.// lk //

XS
SM
MD
LG