Lidhje

Cila është këngëtarja Faith Hill? - 2004-04-11


Emri i lindjes i këngëtares Faith Hill është Audrey Faith Perry. Ajo u lind në shtetin e Misisipit në vitin 1967. Ajo u rrit duke kënduar në kishë dhe vendosi të bëhej këngëtare, në moshën 14 vjeçare.

Në moshën 19 vjeçare, Faith Perry u vendos në Nashville të Tenesisë. Ajo u martua me kompozitorin Dan Hill një vit më pas. Disku i parë i sukseshëm i saj, “Wild One” doli në vitin 1994. Aktualisht, Faith Hill është e martuar me një këngëtar tjetër të njohur Tim McGraw. Ata kanë tri vajza.

Faith Hill ka fituar, ose kandiduar për pothuajse çdo çmim të rëndësishëm të muzikës. Vitin e kaluar ajo fitoi çmimin Grammy si këngëtarja më e mirë e muzikës Country për këngën nga e ka marrë emrin albumi i saj i fundit: “Cry”.//kk//

XS
SM
MD
LG