Lidhje

Hetimet për 11 shtatorin - 2004-04-12


Zyrtarë të lartë amerikanë të zbulimit dhe të rendit do të dëshmojnë këtë javë përpara komisionit të pavarur që po heton mbi sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Drejtorët e tanishëm dhe ata të mëparshëm të FBIsë dhe CIAs janë midis atyre që do të dalin para komisionit duke filluar nga dita e nesërme. Disa ligjvënës amerikanë fajësojnë mungesën e bashkëpunimit midis dy agjencive për faktin që nuk arritën të zbulojnë planet terroriste.

Dëshmitë publike mbahen vetëm disa ditë pasi Shtëpia e Bardhë bëri publik një memorandum që i ishte dorëzuar administratës një muaj para sulmeve. Në memorandum thuhej se FBI-ja po kryente rreth 70 hetime lidhur me celula të mundshme të al-Kaidës brenda Shteteve të Bashkuara.

//rd//

XS
SM
MD
LG