Lidhje

Sharon: Izraeli do të mbajë të paktën pesë vendbanime në Pregun Perëndimor - 2004-04-13


Kryeministri Sharon thotë se vendi i tij do të ruajë kontrollin mbi të paktën pesë vendbanime të mëdha hebraike në Pregun Perëndimor. Zoti Sharon tha se vetëm ajo që ai e cilësoi si nsimë izraelite do të sigurojë të ardhmen e vendbanimeve të tilla.

Kryeministri izraelit e bëri këtë koment vetëm pak orë para se të nisej për në Washington për bisedime me Presidentin Bush mbi propozimin e Izraelit për t’u tërhequr nga Rripi e Gazës. Pritet që zoti Sharon të kërkojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për planin e tërheqjes.

Ai tha se Izraeli do të tërhiqet nga Rripi i Gazës vetëm nëse dështon plani ndërkombëtar për arritjen e paqes midis Izraelit dhe palestinezëve. Mirëpo, palestinezët thonë se planet për tërheqjen nga Rripi i Gazës fshehin synimet izraelite për të mbajtur territor në Bregun Perëndimor. 12

XS
SM
MD
LG