Lidhje

Irak: Vritet një ushtar i koalicionit - 2004-04-16


Një ushtar i koalicionit në Irak vdiq nga plagët e marra gjatë një sulmi të kryengritësve kundër njësisë që po patrullonte pranë qytetit Naxhaf, në jug të Bagdadit.

Një zyrtar i lartë ushtarak tha të shtunën se edhe dy persona të armatosur u vranë në një incident në pjesën lindore të lumit Eufrat mbrëmë vonë. Ai nuk tha nëse ushtari i koalicionit që u vra, ishte amerikan apo jo.

Ndërkohë, kryengritësit liruan edhe dy pengje të tjerë japonezë, por ata vazhdojnë të mbajnë shtetas të tjerë të huaj. Gazetari Junpei Yasuda dhe veprimtari i paqes Nabutaka Watanabe iu dorëzuan sot zyrtarëve japonezë në një xhami të Bagdadit nga klerikë myslimanë që ndihmuan për të siguruar lirimin e tyre.

Të huaj të tjerë figurojnë të humbur ose po mbahen rob, përfshirë një ushtar amerikan që u paraqit në një videokasetë, ndërsa po ruhej nga disa persona të armatosur.

Në një zhvillim tjetër të premten, një zëdhënës i klerikut radikal shiit, Moktada al-Sadër, tha se negociatat me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund një kryengritjeje nga përkrahësit e tij, janë bllokuar.

Zëdhënësi amerikan i koalicionit, Dan Senor, i hedh poshtë pretendimet se bisedimet kanë dështuar dhe thotë se kleriku al-Sadr mund ta parandalojë dhunën po të dorëzohet. Ai thotë se Shtetet e Bashkuara duan një zgjidhje paqësore të krizës. //kk//

XS
SM
MD
LG