Lidhje

Kandidati demokrat Kerry bën thirrje për ndryshim në politikën amerikane ndaj Irakut - 2004-04-17


Kandidati i mundshëm demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Senatori John Kerry, bëri përsëri thirrje për ndryshime rrënjësore në politikën amerikane ndaj Irakut.

Mes propozimeve të tij përfshihet një misioni i ri i Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e zgjedhjeve dhe rindërtimin e Irakut, me një forcë sigurimi të NATO-s nën komandën amerikane për të ruajtur rendin.

Ndërkohë, në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti Bush bëri thirrje për zgjatjen e afatit të një ligji kundër terrorizmit që ka nxitur polemika në Shtetet e Bashkuara.

Akti amerikan Patriot ishte një nga përgjigjet e para legjislative ndaj sulmeve terroriste të shtatorit 2001. Kongresi hoqi kufizimet në shkëmbimin e informacionit midis agjencice të rendit dhe atyre të zbulimit, duke bërë më të lehtë procesin e përgjimit të personave të dyshuar si terroristë.

Shqetësimet rreth shpërdorimit të mundshëm të këtyre kompetencave të gjera policore e kanë bërë Aktin Patriot një prej çështjeve të fushatës së zgjedhjeve.

Afati i disa prej dispozitave të ligjit skandon vitin tjetër, por Presidenti Bush thotë se një gjë e tillë do ta vinte vendin në rrezik. “Braktisja e Aktit Patriot do t’u mohonte punonjësve të agjencive të rendit dhe atyre të zbulimit mjetet e nevojshme në luftën kundër terrorizmit dhe do të demonstranote një mospërfillje të vullnetshme dhe të verbër ndaj një këcënimi të vazhdueshëm. ”

Në të njëjtën kohë, Presidenti Bush është përpjekur t’i japë koalicionit të udhëheqyur nga Shtetet e Bashkuara në Irak një natyrë më tepër ndërkombëtare dhe ka kërkuar miratimin e një rezolute të OKB-së për të nxitur vendet e tjera që të marrin pjesë në procesin e rindërtimit dhe të transformimit në Irak.

Por, në fjalimin e Partisë Demokratike në radio, Senatori John Kerry tha se dështimi i presidentit për ndërkombëtarizimin e përpjekjeve në Irak e kanë bërë Amerikën më pak të sigurt.

Ndërsa trupat amerikane nuk mund të tërhiqen nga Iraku në mënyrë të çorganizuar, ne, tha zoti Kerry, nuk duhet të këmbëngulim në një kurs të gabuar. //kk//

XS
SM
MD
LG