Lidhje

Madrid: trupat spanjolle fillojnë  procesin e tërheqjes nga Iraku - 2004-04-20


Ministri i mbrojtjes i Spanjës, Jose Bono, tha se trupat spanjolle kanë filluar procesin e tërheqjes nga Iraku dhe do të arrijnë në atdhe brenda gjashtë javësh, vendim për të cilin Presidenti Bush shprehu pakënaqësi.

Zoti Bono e bëri këtë njoftim të hënën, pas takimit të parë të kabinetit të ri spanjoll. Po dje, kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodrigues Zapatero, i telefonoi presidentit Bush për të diskutuar rreth vendimit të tij për t’u tërhequr nga Iraku tani dhe jo në muajin qershor sië ishte njoftuar fillimisht.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve se Presidenti Bush kishte shprehur pakënaqësi ndaj tërheqjes së menjëhershme, por nuk bëri përpjekje të ndryshonte qendrimin e kryeministrit spanjoll. Disa prej aleatëve kryesorë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Britaninë dhe Japoninë, kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj Irakut. 12

XS
SM
MD
LG