Lidhje

Itali: sekuestrohen 7 mijë e 500 kallashnikovë me destinacion SHBA - 2004-04-20


Autoritetet italiane sekuestruan të paktën 7 mijë e 500 kallashnikovë që po dërgoheshin për në Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e doganave njoftuan sot se i kishin gjetur armët gjatë javës së kaluar në portin Gioia Tauro të Italisë së jugut. Ato ishin fshehur në konteinerët e një anijeje që kishte ardhur nga Rumania.

Dokumentet e ngarkesës së paligjshme tregonin se ajo po i dërgohej një kompanie në shtetin amerikan të Georgias. Armët, me vlerë prej miliona dollarësh, u gjatën gjatë një kontrolli doganor rutinë.

Në Shtetet e Bashkuara importimi i armëve të tilla është i ndaluar dhe ligjit për ndalimin e tyre i kalon afati në muajin shtator, nëse Kongresi nuk e zgjat afatin e tij. // lk //

XS
SM
MD
LG